BE-së nuk i pëlqejnë deklarimet e Abdixhikut ndaj gazetarëve dhe mediave: Politikanët kanë përgjegjësi të promovojnë ambient të sigurt për gazetarët

Ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë televizive, kishte targetuar edhe mediat e gazetarët. Abdixhiku kishte folur për “mercenarë” dhe që pasurohen nga shpifjet. Lidhur me këtë gjuhë të Abdixhikut ndaj mediave kanë folur nga Bashkimi Evropian. Një zëdhënëse e Komisionit Evropian ka thënë për Express se politikanët kanë përgjegjësi për…

Lajme

18/03/2026 15:16

Ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë televizive, kishte targetuar edhe mediat e gazetarët. Abdixhiku kishte folur për “mercenarë” dhe që pasurohen nga shpifjet.

Lidhur me këtë gjuhë të Abdixhikut ndaj mediave kanë folur nga Bashkimi Evropian.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian ka thënë për Express se politikanët kanë përgjegjësi për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të favorshëm për gazetarët.

BE-ja në përgjigje për Express ka bërë thirrje gjithashtu që politikanët të angazhohen në mënyrë kosntruktive me mediat.

“Liria e shprehjes dhe liria e medias janë elementë thelbësorë të shoqërive demokratike dhe të drejtave themelore, siç parashikohen nga acquis e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Autoritetet publike dhe aktorët politikë kanë një përgjegjësi të veçantë për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të favorshëm për gazetarët dhe praktikuesit e medias dhe për të kontribuar në një diskurs publik të respektueshëm. BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive me median”, ka thënë një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Lidhur me këtë gjuhë të Abdixhikut kanë folur edhe nga OSBE-ja duke thënë se akuzat e pabazuara mund të rrezikojnë gazetarët.