BE kritikon Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut që nuk i kanë vënë viza Kosovës
Komisioni Europian, sot ka prezantuar raportin e pestë mbi monitorimin e regjimit pa viza nga Bashkimi Europian me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Në raportin gjegjës thuhet se të gjitha vendet në fjalë janë duke bërë përmirësime, për dallim nga viti…
Lajme
Komisioni Europian, sot ka prezantuar raportin e pestë mbi monitorimin e regjimit pa viza nga Bashkimi Europian me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Në raportin gjegjës thuhet se të gjitha vendet në fjalë janë duke bërë përmirësime, për dallim nga viti i kaluar.
Megjithatë, pati edhe kritika, respektivisht vërejtje. Këto vërejtje janë për Maqedoninë Veriore e Malin e Zi.
KE thekson se Maqedonia e Veriut duhet të ketë vëmendje të shtuar për këtë kërkesë në lidhje me “vendet e treta”.
“Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së. Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për hyrje në BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botswana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi”.