BE kërkon që Shqipëria të rritë investimet në kërkim dhe shkencë
Në qëndrimin zyrtar për efekt të hapave që duhet të ndërmarrë Shqipëria në plotësimin e standardeve dhe kritereve për anëtarësim, BE kërkon përafrim të legjislacionit. Lidhur me hapjen e grupkapitullit të 3-të, Prof. Dr. Migena Leskoviku, Përgjegjëse e Departamentit “Legjislacioni dhe Politikat e BE”, ISE-UT, ndalet te dy nga tetë kapitujt, ai që lidhet me…

Lajme
Në qëndrimin zyrtar për efekt të hapave që duhet të ndërmarrë Shqipëria në plotësimin e standardeve dhe kritereve për anëtarësim, BE kërkon përafrim të legjislacionit.
Lidhur me hapjen e grupkapitullit të 3-të, Prof. Dr. Migena Leskoviku, Përgjegjëse e Departamentit “Legjislacioni dhe Politikat e BE”, ISE-UT, ndalet te dy nga tetë kapitujt, ai që lidhet me Arsimin dhe Kërkimin Shkencor.
BE, si pjesë e këtij kapitulli, në agjendën e tij i ka vendosur Shqipërisë detyrimin për të përmirësuar, në kuadrin e saj institucional dhe politikbërës, arsimin profesional dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke e konsideruar atë si pikë të rëndësishme në përmbushjen e detyrimeve për këtë kapitull. Përafrim më i madh me legjislacionin e BE-së në fushën e inovacionit, digjitalizimit, kërkimit shkencor, i cili duhet të mbështesë të gjithë zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit.
Në të njëjtën kohë, Shqipërisë i kërkohet nga kjo pikëpamje një investim më i madh në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, mbështetje më e madhe për sektorin publik si dhe një bashkëpunim më i mirë i sektorit publik dhe privat, pikërisht për të inkurajuar kërkimin dhe inovacionin në Shqipëri.
Dhe së fundmi, BE kërkon që ligji për shkencën dhe kërkimin shkencor, që është miratuar së fundmi nga Parlamenti i Shqipërisë, të fillojë të ketë një zbatim më të mirë, po ashtu edhe strategjia kombëtare për kërkimin shkencor janë piketa kryesore që janë vendosur në këtë kapitull”, tha Prof. Dr. Migena Leskoviku, Përgjegjëse e Departamentit “Legjislacioni dhe Politikat e BE”, ISE-UT.
Leskoviku flet edhe për grupkapitullin më sfidues për Shqipërinë.
“Të katër grupkapitujt e hapur deri më tani kanë specifika të ndryshme dhe sigurisht kanë edhe sfidat e tyre, ashtu sikurse dy grupkapitujt e tjerë që presim të hapen në fund të këtij viti, siç është edhe parashikimi i bërë. Secili prej tyre ka sfidat e veta për Shqipërinë, por do të thoja që kapitulli më sfidues është 1, Grupkapitulli i Parë (Themelorët). Edhe pse hapet i pari, ai mbyllet i fundit, çka do të thotë që ecuria në këtë grupkapitull përvijon pak a shumë të gjithë ecurinë e negociatave për efektet e anëtarësimit”, theksoi ajo.