BE do vëzhgojë me kujdes
Kryevëzhguesi europian Roberto Gualtieri thotë se dita e sotme është e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

Lajme
Shefi i Misionit vëzhgues të Bashkimit Europian, Roberto Gualtieri ka vizituar sot në mëngjes qendrën e votimit në sgkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.
Gualtieri ka thënë se BE do t’i vëzhgojë me kujdes këto zgjedhje.
“Kjo është ditë e rëndësishme për Kosovën, për demokracinë dhe demokratizimin. Ne do ta vëzhgojmë këtë proces me kujdes”
“Vëzhguesit janë të vendosur në të gjitha komunat e Kosovës dhe pas zgjedhjeve do të dalim me një raport”, ka thënë eurodeputeti Gualtieri.