BE dhe SHBA: Vendi nuk është gati për zgjedhje
Ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli ka thënë se nuk janë përmbushë kushtet për zgjedhje të lira e demokratike për 24 prillin e këtij viti.
Lajme
“I inkurajojmë partitë politike që të vazhdojnë bisedimet rreth parapërgatitjeve për zgjedhjet në një datë sa më të hershme. Sipas asaj që kemi kuptuar, bëhet fjalë për 5 qershorin”, ka thënë Bejli.
Sipas tij, në këtë fazë nuk janë përmbushë kushtet e duhura që 24 prilli të jetë dita e mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoni.
“Pasi KSHZ ende nuk është përditësuar me informacionet për listat e votuesve dhe sipas mendimit të ekspertëve të përfshirë në procesin e sigurimit të kushteve për zgjedhje të parakohshme, vlerësojmë se në këtë fazë nuk janë përmbushur kushtet e duhura për zgjedhje më 24 prill” përfundoi Bejli.
Ai gjithashtu shtoi se BE dhe SHBA do të vazhdojnë ta ndjekin procesin nga afër./KosovaPress