‘BBC’, të rrezikshmit e Realit
Vetëm dhjetë ditë më parë, Gareth Bale kishte vështirësi të adaptohej dhe ishte larg nga forma e dëshiruar fizike. Karim Benzema zëvendësohej nga Alvaro Moratta, kurse Cristiano Ronaldo ishte i vetmi futbollist që shërbente golat për Real Madridin. Por, tani treshja e quajtur ‘BBC’, ka filluar të konsiderohet si një prej reparteve më të rrezikshme…

Sport
Vetëm dhjetë ditë më parë, Gareth Bale kishte vështirësi të adaptohej dhe ishte larg nga forma e dëshiruar fizike. Karim Benzema zëvendësohej nga Alvaro Moratta, kurse Cristiano Ronaldo ishte i vetmi futbollist që shërbente golat për Real Madridin.
Por, tani treshja e quajtur ‘BBC’, ka filluar të konsiderohet si një prej reparteve më të rrezikshme në planet, e gatshme që për herë të parë si titullarë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, të tregojë forcën e tyre në duelin kundër Juventusit në Torino, në kuadër të xhiros së katërt në Grupin B.
E kemi fjalën për Benzeman, Bale dhe Ronaldon. Derisa Reali shkon në kërkim të kualifikimit për në fazën e dytë, shumëkush ka filluar t’i përshkruajë ata si fuqia më e mirë sulmuese në futbollin evropian.
Pas festivaleve të golave kundër Sevillas (7-3) dhe Rayo Vallecanos (3-2), skuadra e Ancelottit ka shkëlqyer në sulm, edhe pse mbrojtja duket vërtetë e paorganizuar. Por, statistikat e sulmuesve meritojnë lëvdata.
BBC e Realit ka realizuar dhjetë gola së bashku, Ronaldo shënoi het-trik kundër Sevillas dhe dy të tjerë ndaj Rayos, Benzema shtoi dy, njësoj sikurse Bale.