As Bayerni s’e mposht Hoffenheimin, Dortmundi shkatërron Hamburgun
Hoffenheim ka arritur të dalë i pamposhtur nga ‘Alianz Arena’, duke luajtur 1:1 me Bayern Munich.

Sport
Në xhiron e 10-të të Bundesligës, Bayneri nuk ka arritur t’i shkaktojë humbjen e parë skuadrës që po bën sensacion në Gjermani, Hoffenheimit, skuadër kjo që drejtohet nga një 29 vjeçar.
Ishte Demirbay që në minutën e 16’ kaloi në epërsi Hoffenheimin.
Bayerni arriti të barazoi në minutën e 34’, kur Zuber shënoi autogol.
Në ndeshjen tjetër, Dortmundi ka shkatërruar Hamburgun, duke e mposhtur në udhëtim 2-5.