Bayerni prezanton fanellat e reja për sezonin 2021/22
Bayern Munchen ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2021/22.
Sport
Skuadra gjermane, Bayern Munchen ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2021/22, shkruan lajmi.net.
Fanellat e reja do të kenë një dizajn të ndryshëm me një ngjyrë të kuqe pak më shumë të theksuar sesa jemi mësuar t’i shohim fanellat “Bavareze”.
Ato janë të prodhuara nga gjiganti i tekstilit, Adidas.
Edhe Drejtori ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn foli për dizajnin e ri të fanellës.
“Fanella jonë e re në është diçka shumë e veçantë për klubin tonë këtë sezon: Risi është ylli i 5-të në gjoks nderon arritjet e mëdha të dekadave të kaluara dhe historinë e klubit dhe në të njëjtën kohë ky yll është një motiv i i madh për të gjithë ne, dhe një kuptim që do të thotë kurrë të mos dorëzohemi dhe të vazhdojmë të japim gjithçka për tifozët tanë të shumtë në të gjithë botën”, deklaroi Oliver Kahn./Lajmi.net/
⭐⭐⭐⭐⭐
Unser neues Heimtrikot! ?⚪ #MiaSanMia
— FC Bayern München (@FCBayern) July 24, 2021