Bayerni ofron 70 milionë euro për De Ligt, Juventusi dëshiron 80 milionë

Bayern Munich i ka ofruar 70 milionë eruo për Mattijs de Ligtin e Juventusit.

Sport

07/07/2022 15:42

Gjithsesi, kjo ofertë duket se nuk po del të jetë e kënaqshme për “bardhezinjtë”, transmeton lajmi.net.

Italianët kërkojnë hiç më pak se 80 milionë euro, ofertë e cila ende nuk iu është propozuar nga ndonjë skuadër.

Në garë për holandezin është edhe Chelsea, skuadër kjo e cila e ka të domosdoshëm sigurimin e një qendërmbrojtësi. /Lajmi.net/