Bayerni ofertë të çmendur për yllin e Juves
James Rodriguez pritet të largohet nga Bayern Munich këtë verë dhe në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me një zëvendësues, 'Bavarezët' kanë ofruar 80 milionë euro për Paulo Dybalan e Juventusit.
Sport
Argjentinasi besohet të jetë i pakënaqur në Torino, pavarësisht se ka fituar një tjetër titull të Serie A me ‘Zonjën e Vjetër’ këtë sezon.
Sipas Corriere dello Sport, Bayern ka bërë kontaktet e tyre të para me bordin e Juventusit dhe italianët janë të hapur për të negociuar për shitjen e tij, transmeton lajmi.net.
Çmimi i caktuar për Dybalan nga Bianconeri është afër 100 milion euro, me diferencën prej 20 milion euro që nuk duket të jetë e rëndësishme.
Dybala ka pasur një partneritet të jashtëzakonshëm me prurjen e re të Juves, Cristiano Ronaldon.
Por ai ka pasur vështirësi të jetë një startues i rregullt nën formacionin e Max Allegrit. /Lajmi.net/