Bayerni ndryshe nga Barcelona
Thiago Alcantara ka theksuar se Bayern Munich luan ndryshe nga Barcelona dhe thotë se u desh të ndryshonte stilin e tij në mënyrë që të adaptohet tek gjiganti nga Bundesliga. Stili i lojës së bazuar në posedim të madh të topit i aplikuar nga Pep Guardiola në Bayern, shpeshherë krahasohet me atë që bëri spanjolli…
Sport
Thiago Alcantara ka theksuar se Bayern Munich luan ndryshe nga Barcelona dhe thotë se u desh të ndryshonte stilin e tij në mënyrë që të adaptohet tek gjiganti nga Bundesliga.
Stili i lojës së bazuar në posedim të madh të topit i aplikuar nga Pep Guardiola në Bayern, shpeshherë krahasohet me atë që bëri spanjolli në ekipin e Barcelonës mes 2008 – 2012.
Por, Thiago ka përjashtuar krahasimet.
“Është dashur të ndryshoj pak stilin tim nga Barcelona, kur kam ardhur këtu. Është lloj tjetër i futbollit. Por, kjo vetëm sa më ka përmirësuar si futbollist”, deklaroi Thiago për TZ.
22-vjeçari është shprehur i lumtur me jetën në Gjermani, pas transferimit në Allianz Arena gjatë afatit kalimtar nga Barcelona.
“Disa nga bashkëlojtarët e mi nga Barcelona tashmë më kanë vizituar këtu. Ndihem shumë mirë këtu dhe këtë ua kam thënë edhe atyre. Nuk kam pasur ndonjë pritje të veçantë kur erdha në Bayern. Kurrë nuk kam pritur që diçka mund të jetë kaq e përkryer dhe e organizuar në këtë mënyrë”, përfundoi ai.