Bayerni mposhtet nga Augsburgu
Bayerni dhe Augsburgu kanë hapur sonte duelin e xhiros së 12-të në Bundesliga.
Sport
Bavarezët kanë pësuar një humbje shokuese si mysafir i skuadrës së Augsburgut e cila para kësaj ndeshje gjendej në zonën e rënies nga elita.
Sfida u zhbllokua nga mbrojtësi Mads Pedersen i cili realizoi në minutën e 23-të, përpara se mesfushori Andre Hahn të dyfishonte shifrat në minutën e 36-të.
Vetëm dy minuta pasi vendasit dyfishuan epërsinë, Robert Lewandowski e ngushtoi epërsinë në minutën e 38-të për 2-1, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë portat mbetën të paprekura, kësisoj kampioni pëson humbjen e dytë në kampionat.
Bayerni mbetet në pozitën e parë me 28 pikë të mbledhura pas 12 xhirosh, gjersa Augsburgu me këtë fitore ngritet aktualisht në pozitën e 15-të me 12 pikë të mbledhura në po aq xhiro. /Lajmi.net/