Bayerni heq dorë edhe nga Emre Can
Bayern Munich nuk është duke ndjekur mesfushorin e Juventusit Emre Can dhe merkatoja e tyre ka përfunduar pas zyrtarizimit të Philippe Coutinhos.
Sport
Ishte spekuluar që Can po kërkonte largimin me trajnerin e Juve, Maurizio Sarri që e ka vënë në dyshim rolin e tij në Torino këtë sezon.
Por kampionët e Bundesligës nuk janë të interesuar për mesfushorin gjerman – i cili besohet se dëshiron të luftojë për vendin e tij në Juventus, përcjell lajmi.net.
Ivan Perisic, Philippe Coutinho dhe Mickael Cuisance janë blerjet e fundit të ‘Bavarezëve’ për këtë verë.
Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti Uli Hoeness, i cili ka thënë se tashmë skuadra është e kompletuar. /Lajmi.net/