Bayerni fiton bindshëm ndaj Union Berlin dhe merr kreun e tabelës

Bayerni vazhdon me fitore në Bundesliga. ‘Bavarezët’ mposhtën me lehtësi 3:0 skuadrën e Union Berlinit, shkruan lajmi.net. Ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, duke mbyllur dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë. Serinë e golave e hapën në minutën e 31’, me anë të Eric Maxim Choupo-Moting që shënoi me kokë. Më pas rezultatin…

Sport

26/02/2023 19:20

Bayerni vazhdon me fitore në Bundesliga.

‘Bavarezët’ mposhtën me lehtësi 3:0 skuadrën e Union Berlinit, shkruan lajmi.net.

Ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, duke mbyllur dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë.

Serinë e golave e hapën në minutën e 31’, me anë të Eric Maxim Choupo-Moting që shënoi me kokë.

Më pas rezultatin e dyfishoi Kingsley Coman, i cili realizoi në minutën e 40’ të ndeshjes.

Kur po mendohej që pjesa e parë do mbyllej me epërsi të dyfishtë nga Bayerni, ata shënuan edhe golin e tretë.

Në minutat shtesë ishte Jamal Musiala ai që realizoi pas asistimit nga Thomas Muller.

Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultat 3:0.

Pjesa e dytë u konkretizua me raste edhe nga klubi i Union, por gola nuk kishte.

Vlen të përmendët që në këtë takim u rikthye nga lëndimi Sadio Mane. Seneglazi ka kohë që ishte jashtë pas një lëndimi të gjatë të pësuar, megjithatë duket se ka arritur të rikuperohet plotësisht.

Me këtë fitore Bayerni merr vendin e parë në tabelë, me 46 pikë.

Kurse Union Berlin qëndron në vendin e tretë me 43 pikë sosh./Lajmi.net/