Bayerni e shkatërron Werderin, ia shënon gjashtë gola për t’ia marrë tri pikët
Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë përballë Werder Bremen. Bayerni e ka mposhtur Werderin me rezultatin 6:1, për të marrë tri pikë të reja në Bundesliga, shkruan lajmi.net. Jamal Musiala e nisi serinë e golave, në minutën e 6’, kurse katër minuta më vonë, Jung barazoi për 1:1. Serge Gnabry e vazhdoi spektaklin e…
Sport
Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë përballë Werder Bremen.
Bayerni e ka mposhtur Werderin me rezultatin 6:1, për të marrë tri pikë të reja në Bundesliga, shkruan lajmi.net.
Jamal Musiala e nisi serinë e golave, në minutën e 6’, kurse katër minuta më vonë, Jung barazoi për 1:1.
Serge Gnabry e vazhdoi spektaklin e pjesës së parë, me golin e minutës së 22’, për 2:1. Katër minuta më vonë shënoi Goretzka për 3:1, kurses dy minuta pas Goretzka, Gnabry shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern.
Në pjsën e dytë, Gnabry kompletoi het trikun me golin e minutës së 82’, kurse rezultati final u vulos në minutën e 84’ nga Tel, i cili shënoi për 6:1.
Bayern shkon tashmë në 31 pikë për pozitën e parë në tabelë, kurse Werder mbetet në pozitën e 7 me 10 pikë më pak sesa bavarezët. /Lajmi.net/