Bayerni deklason Leipzig në 45 minutat e para

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ndërmjet Leipzig – Bayern Munich. Bayerni janë në epërsi të thellë 3:0, ndaj Leipzig. Gjatë 45 mminutave të parë gjiganti bavarez zhvilloi paraqitje shumë më të mirë, duke shënuar edhe tri gola. Ishte fillimisht Musiala që tundi rrjetën e Leipzig në minutën e 14`…

Sport

30/07/2022 21:19

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ndërmjet Leipzig – Bayern Munich.

Bayerni janë në epërsi të thellë 3:0, ndaj Leipzig.

Gjatë 45 mminutave të parë gjiganti bavarez zhvilloi paraqitje shumë më të mirë, duke shënuar edhe tri gola.

Ishte fillimisht Musiala që tundi rrjetën e Leipzig në minutën e 14` të ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Në të 31` shënoi Sadio Mane, kështu duke regjistruar golin e parë zyrtar në një ndeshje për ekipin e tij të ri.

Leipzig në anën tjetër nuk arritën të krijojnë raste ndaj bavarezëve.

Ndërsa Bayerni nuk mjaftoi me dy gola, kështu duke shënuar edhe të tretin me anë të Pavard, pak minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Me këtë rezultat edhe në 45 minutat e tjerë, Bayerni do ta fitojë titullin e Superkupës së Gjermanisë për herë të 10-të në historinë e këtij kompeticioni./Lajmi.net/