Bayerni arrin marrëveshje me Laimerin e Leipzig

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Leipzig për mesfushorin Konrad Leimer. Lajmin e bëri të ditur Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net. Lojtari do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me bavarezët e cila do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2028. Në garë për lojtarin ishin edhe disa klube…

Sport

13/12/2022 14:20

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Leipzig për mesfushorin Konrad Leimer.

Lajmin e bëri të ditur Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me bavarezët e cila do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2028.

Në garë për lojtarin ishin edhe disa klube angleze, por tashmë nuk janë të interesuara për të.

Marrëveshja, sipas Romanos, do të kompletohet në muajin e ardhshëm. /Lajmi.net/