Bayerni arrin fitore ndaj Wolfsburg

Bayern Munich ka mposhtur ekipin e Wolfsburg. 2:0 përfundoi ndeshja në favor të ‘bavarezëve’. Kështu Bayerni vazhdon me fitore edicionin e ri të Bundesligës. Fillimisht ishte Sadio Mane që shënoi për bavarezët, por VARI ia anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje. Po rridhte minuta e 33` kur Musiala shënoi për t`i dhuruar epërsinë Bayernit.…

Sport

14/08/2022 19:34

Bayern Munich ka mposhtur ekipin e Wolfsburg.

2:0 përfundoi ndeshja në favor të ‘bavarezëve’.

Kështu Bayerni vazhdon me fitore edicionin e ri të Bundesligës.

Fillimisht ishte Sadio Mane që shënoi për bavarezët, por VARI ia anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje.

Po rridhte minuta e 33` kur Musiala shënoi për t`i dhuruar epërsinë Bayernit.

Në të 44` shënoi edhe Thomas Muller, pas asistimit nga Kimich.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të dyfishtë nga vendasit.

Edhe në pjesën e dytë më të mirë ishin gjiganti gjerman, por nuk arritën të tundin rrjetë.

Wolfsburg në anën tjetër zhvilloi paraqitje për tu harruar ndaj ‘bavarezëve’.

Me këtë fitore Bayerni shkon në gjashtë pikë, ndërsa Wolfsburg në një./Lajmi.net/