Bayerni vazhdon me fitore, mposht FC Kolnin

Bayern Munchen ka mposhtur FC Kolnin në kuadër të xhiros së 23-të të Bundesligës.

Sport

27/02/2021 17:19

Bayern Munchen ka vazhduar me fitore, këtë radhë FC Koln ishte viktima e “Bavarezëve”, transmeton lajmi.net.

Ishte fillimisht, Maxim Chupo-Moting i cili zhbllokoi shifrat në Allianz Arena në min (18′).  Golin i dytë për Bayernin erdhi shpejtë, ishte Robert Lewandowski i cili dyfishoi rezultatin në min (33′), duke shënuar golin e tij të 28-të në Bundesliga.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Bayernit.

Në pjesën e dytë, mysafirët rrezikuan dhe arritën të shënojnë. Ishte Skhiri i cili shënoi në min (49′).

Lewandowski shënoi prap në min (65′), ky ishte goli i tij i dyte personal në këtë ndeshje.

Goditjen përfundimtare e dha Serge Gnabry me dy golat e tij, përkatësisht ai shënoi në min (82′) dhe (86′).

Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 5-1 FC Koln./Lajmi.net/