Bayern synon Sane ose Dembele – Përdor edhe ‘kartën’ e quajtur Alaba

Skuadra e Bayern Munich është e vendosur që gjatë kësaj merkatoje të transferojë një lojtarë anësor për fazën ofensive.

Sport

21/07/2019 09:56

Largimi i Franck Ribery dhe Arjen Robben nga ‘Allianz Arena’ ka lënë hapësira në formacionin e Niko Kovac, kështu që skuadra po mendon për mbulimin e këtyre hapësirave.

Fillimisht, gjatë janarit, Bayern kontaktonte me Callum Hudson Odoi, transferimi i të cilit u pengua nga skuadra e Chelsea, dhe tashmë kampionët e Bundesliga kanë ndërruar objektiv.

Dy emrat e rinj në listën e dëshirave të Bayern janë Leroy Sane i Manchester City dhe Ousmane Dembele i Barcelonës.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, skuadra gjermane po përdor ‘kartën’ David Alaba për të zbritur çmimet e tyre, transmeton lajmi.net.

Në ‘Camp Nou’ nuk janë të interesuar për këtë ofertë, pasi Dembele shihet tek lojtarët që nuk transferohen, megjithëse emri i tij përfshihet edhe në thashethemet lidhur me rikthimin e Neymar.

Guardiola në anën tjetër është shprehur i hapur, duke thënë se nëse Sane nuk është i lumtur, ai mund të largohet. Mbetet të shihet cilat do të jenë lëvizjet e skuadrave. /Lajmi.net/