Bayern Munich të interesuar për Marcus Thuram

Bayern duket se kanë gjetur alternativën e duhur për sulmin. Prej largimit të Robert Lewandowski, Bayern Munich janë vënë në kërkim të një lojtari për qendrën e sulmit. Emra si Harry Kane, Cristiano Ronaldo, janë ata që janë përmendur si alternativa, por për asnjërin nuk do të ketë ofertë zyrtare. Sipas ‘L’Equipe’, Bayern po tregojnë…

Sport

30/11/2022 15:42

Bayern duket se kanë gjetur alternativën e duhur për sulmin.

Prej largimit të Robert Lewandowski, Bayern Munich janë vënë në kërkim të një lojtari për qendrën e sulmit.

Emra si Harry Kane, Cristiano Ronaldo, janë ata që janë përmendur si alternativa, por për asnjërin nuk do të ketë ofertë zyrtare.

Sipas ‘L’Equipe’, Bayern po tregojnë interesim për nënshkrimin e Marcus Thuram, përcjell lajmi.net. Këtë lëvizje pritet ta bëjnë gjatë verës tjetër.

Sulmuesi francez është edhe në radarin e Milan e Aston Villa. /Lajmi.net/