Bayern Munich nuk heq dorë nga Hudson-Odoi
Bayern Munich nuk ka hequr ende dorë nga Callum Hudson-Odoi.
Sport
Bayern Munich është duke e kërkuar Callum Hudson-Odoin qysh nga vera e kaluar.
Skuadra gjermane bëri tri oferta në drejtim të Chelseas, por të gjitha u refuzuan, përcjell lajmi.net.
Bayern Munich do të tentojë sërish në verë ta transferojë Hudson-Odoin, mirëpo skuadra londineze po i bën gati kontratën e re.
Talenti anglez ka pësuar lëndim tash së fundmi, ndërsa nuk do të jetë i gatshëm deri në fillim të sezonit të ri në Premierligë. /Lajmi.net/