Bayern interesohet për Ter Stegen
Skuadra e Bayern Munich ka shfaqur interesim për portierin e Barcelonës.

Sport
Marc Andre Ter Stegen ka përfunduar në listën e dëshirave të kampionëve të Bundesliga, Bayern Munich.
‘Sport’ shkruan se bavarezët janë gati që të bëjnë lëvizje drejt Ter Stegen, transmeton lajmi.net.
Me ngecjen e negociatave mes Bayern dhe Manuel Neuer, portieri i Barcelonës është futur në kalkulimet e bavarezëve.
Neuer, 33 vjeçar, besohet se është duke shtyrë për një kontratë afatgjate me Byaern, por skuadra nuk po i ofron ato që ai krëkon.
Ter Stegen në anën tjetër akoma nuk ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Barcelonën, duke lënë të hapur çdo mundësi. /Lajmi.net/