Bayern humb Robbenin, në rrezik edhe Lewandowski
Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben e ka përfunduar sezonin pas lëndimit që pësoi në duel me Borussia Dortmundin. Kurse, në rrezik është edhe sulmuesi Robert Lewandowski.

Sport
Arjen Robben nuk do të luajë më në vazhdim të këtij stinori, pas dëmtimit që pësoi në ballafaqimin kundër Borussia Dortmundit, në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Ylli i Bayern Munichut u rikthye nga dëmtimi duke u inkuadruar në lojë në pjesën e dytë të duelit me Dortmundin, por u zëvendësua vetëm 17 minuta më vonë për shkak të një problemi të ri muskulor që do ta lë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit.
Kurse, trajneri Pep Guardiola rrezikon të mbetet edhe pa sulmuesin Robert Lewandowski, i dëmtuar pas një dueli në ajër me portierin e Dortmundit, Mitchell Langerak.
Ylli polak ka pësuar frakturë në hundë, dhe rrezikon të mungojë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.