Bayern dhe Liverpool ishin interesuar për Valverde – Reali reagoi me kontratën deri në vitin 2027

Fede Valverde është një nga lojtarët që ka tërhequr vëmendje nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sport

07/02/2022 19:30

Mesfushori uruguaian i Real Madrid kishte zgjuar interesimin jashtë kampionatit spanjoll, në Premier League dhe Bundesliga.

Manchester United dhe Bayern Munich, sipas ‘Marca’, ishin skuadrat që janë interesuar për lojtarin, përcjell lajmmi.net.

Përgjigja e Real Madrid ishte e thjeshtë. Ata rinovuan kontratën e lojtarit deri në vitin 2027.

Valverde nuk është gjithmonë startues te Reali, por ai e di se e ardhmja e tij pritet të jetë mjaft e ndritur në Bernabeu.

Emra si Modric, Kroos e Casemiro po shkojnë drejt viteve të fundit të karrierës së tyre, dhe Valverde është emri i radhës i preferuar edhe nga tifozët. /Lajmi.net/