Batshuayi drejt Crystal Palace, Chelsea synon Gabigol

Chelsea është gati për disa ndryshime të mëdha në skuadër.

Sport

05/01/2020 12:31

‘Blutë’ e Londrës janë gati që të aktivizohen në merkato, për të shitur dhe blerë lojtarë.

‘Express’ raporton se Chelsea është interesuar për Gabriel Barbosa, lojtarin që i takon skuadrës së Inter, po që luan si i huazuar tek Flamengo, transmeton lajmi.net.

Në rast se skuadra e Lampard nënshkruan me brazilianin, atëherë ata do të largojnë nga radhët e tyre Mitchy Batshuayi.

Ky i fundit pritet të transferohet tek Crystal Palace, në formë huazimi.

Thuhet se marrëveshja për blegun është gati dhe do të finalizohet në momentin që Chelsea ka gati zëvendësuesin. /Lajmi.net/