Batatina: Duhet të luftojmë deri në fund për të dëshmuar se Llapi luan futbolli
Llapi barazoi 0:0 në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës 33 në Superligën e Kosovës. Tahir Batatina deklaroi se e përgëzon ekipin ferizajas për pikë e fituar dhe ishte me meritë. “Mendoj se sot i ngulitëm për shpifje. Të dyja skuadrat kanë luftuar për të fituar ndeshjen. Të dyja ekipeve u duheshin pikët e…
Sport
Llapi barazoi 0:0 në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës 33 në Superligën e Kosovës.
Tahir Batatina deklaroi se e përgëzon ekipin ferizajas për pikë e fituar dhe ishte me meritë.
“Mendoj se sot i ngulitëm për shpifje. Të dyja skuadrat kanë luftuar për të fituar ndeshjen. Të dyja ekipeve u duheshin pikët e plota”, ka deklaruar trajneri i Llapit për ‘ArtSport’.
“Duhet të luftojmë deri në fund për të dëshmuar se Llapi luan futbolli. Me shpifjet që po i lexojmë po prishet imazhi i futbollit. Njerëzit mendojnë se janë të vërteta ato që i lexojnë. Shpifjet po i largojnë njerëzit nga tribunat”.
“Ferizaj arriti të marr një pikë, ndërsa tani na mbetet të luftojmë ndaj tri skuadrave. Kemi ndeshje ndaj Ballkanit, pastaj Gjilanit dhe Malishevës”.
“Ne duhet të bëjmë maksimumin për të shpresuar që të sigurojmë një vend në Evropë. Nëse jo, atëherë na mbetet të përgatitemi për edicionin e ardhshëm”, është në fund Batatina./Lajmi.net/