Bastoret favorizojnë Brazilin

Brazili është favorit për ta fituar Botërorin. Për këtë janë të bindura bastoret ndërkombëtare, të cilat e kanë vlerësuar me kuotën më të vogël, 3,75.

Sport

09/06/2014 19:10

Botërori po afron dhe është momenti i duhur për t’i bërë llogaritë. Në fakt, bastoret janë përkujdesur për këtë punë, duke i kuotuar të gjitha ekipet pjesëmarrëse të evenimentit që do të mbahet në Brazil.

Është pikërisht mikpritësi, Brazili, ai i cili shihet si favorit nga bastoret. Gjiganti ‘Snai’ e ka kuotuar me 3,75, triumfin eventual të Seleçaos në Botëror, ndërsa Argjentina është e dyta me kuotën 5. 

Spanja dhe Gjermania janë kuotuar me 7, ndërsa Italia dhe Belgjika duket të jenë me më pak gjasa, pasi e kanë kuotën 20.

Franca gjendet edhe më prapa, me kuotë 25, kurse prapa saj gjenden Portugalia (28), Uruguai e Anglia (30) dhe Holanda (35), përkundër formës së shkëlqyeshme që e pati në kualifikime.