Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e narkotikë
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës sot është zhvilluar një bastisje e qëllimshme nga Departamenti i Sigurisë, në bashkëpunim me njësinë K9. Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë këtij operacioni është parandaluar tentativa e disa të dënuarve, të cilët, duke shfrytëzuar programin e punësimit jashtë institucionit, kanë tentuar të fusin në mënyrë të kontrabanduar substanca të dyshuara…

Lajme
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës sot është zhvilluar një bastisje e qëllimshme nga Departamenti i Sigurisë, në bashkëpunim me njësinë K9.
Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë këtij operacioni është parandaluar tentativa e disa të dënuarve, të cilët, duke shfrytëzuar programin e punësimit jashtë institucionit, kanë tentuar të fusin në mënyrë të kontrabanduar substanca të dyshuara narkotike, telefona, dhe suplemente të ndryshme brenda institucionit.
Materialet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore.
“Të dënuarit e dyshuar humbin privilegjin e mundësuar nga rendi shtëpiak dhe ndaj tyre do të iniciohen procedura penale.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e masave të rrepta të kontrollit dhe sigurisë, me qëllim parandalimin e çdo veprimi të kundërligjshëm dhe ruajtjen e rendit, sigurisë dhe disiplinës brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e SHKK-së në Facebook.