Bastisje në 8 lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e ndodhur në janar- policia jep detaje
Më 29 janar 2025, Policia e Pejës kishte raportuar për një rrahje të ndodhur në rrugën “Mikel Marku”, rast ky i cili u cilësua si vrasje e mbetur në tentativë. Pas kësaj, policia me stacione policore në Decan dhe të mbështetur nga ata në Gjakovë dhe në Gjilan , kanë realizuar sot një plan operativ.…

Lajme
Më 29 janar 2025, Policia e Pejës kishte raportuar për një rrahje të ndodhur në rrugën “Mikel Marku”, rast ky i cili u cilësua si vrasje e mbetur në tentativë.
Pas kësaj, policia me stacione policore në Decan dhe të mbështetur nga ata në Gjakovë dhe në Gjilan , kanë realizuar sot një plan operativ.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Sektori Rajonal pёr Hetime, tё mbёshtetur nga Stacioni Policor Deçan, dhe nga njёsitet e Drejtorisë Rajonale tё Policisё nё Gjakovё dhe Gjilan, sot me datё 16.05.2025, kanё realizuar planin operativ, pёr rastin “Vrasje e mbetur nё tentativё”, tё ndodhur me 29.01.2025, nё rrugën “ Mikel Marku” nё Pejё”,thuhet në njoftim.
Sic mësohet nga ky aksion janë bastisur e kontrolluan shumë lokacione.
Nё vazhdën e hetimit sot janё kryer tetё (8) kontroll/bastisje nё lokacione tё ndryshme ku janё gjetur dhe sekuestruar:
- Tri (3) arme
- Nёntmbёdhjetё (19) fishekё
- Njё (1) jelek antiplumb
Personat e dyshuar janё arrestuar dhe tё njëjtit janё duke u intervsituar ne hetuesit nё prezencën e avokatit mbrojtës./Lajmi.net/