Bastiset shtëpia e një të dyshuari për fajde në Prizren, sekuestrohet një pistoletë – I dyshuari ndalohet për 48 orë
Gjatë hetimit të një rasti të dyshuar për fajde, Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari. Gjatë bastisjes, është gjetur një pistoletë, që është sekustruar si provë materiale nga ekipi i krim-teknikës dhe hetuesit kujdestar të Stacionit Policor Prizren. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Me konsultim të…
Lajme
Gjatë hetimit të një rasti të dyshuar për fajde, Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari.
Gjatë bastisjes, është gjetur një pistoletë, që është sekustruar si provë materiale nga ekipi i krim-teknikës dhe hetuesit kujdestar të Stacionit Policor Prizren.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Rasti është dërguar për hetime të mëtejshme”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/