Bastiset shtëpia e një personi në Mitrovicë, kapen armë e fishekë
Policia në Mitrovicë ka bastisur shtëpinë e një personi në rrugën “Bislim Bajgora”, me ç’rast ka sekuestruar armë dhe fishekë. Sipas raportit 24 orësh, për armën i dyshuari posedonte leje vetëm për përdorim në poligon. I njëjti pas intervistimit është liruar. “Njësitë policore, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit m/k, kanë gjetur dhe sekuestruar…

Lajme
Policia në Mitrovicë ka bastisur shtëpinë e një personi në rrugën “Bislim Bajgora”, me ç’rast ka sekuestruar armë dhe fishekë.
Sipas raportit 24 orësh, për armën i dyshuari posedonte leje vetëm për përdorim në poligon. I njëjti pas intervistimit është liruar.
“Njësitë policore, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit m/k, kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 36 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Për këtë armë, i dyshuari posedon leje vetëm për përdorim në poligon. Me urdhër të prokurorit, është bastisur edhe shtëpia e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një karikator tjetër me 24 fishekë të njëjtit kalibër. Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit”, thotë policia.