Bastiset shtëpia e një ish-pjesëtari të PK-së në Veri të Mitrovicës, gjendet armë e gjatë dhe disa pjesë të uniformës së policisë

Policia raporton se gjatë një bastisjeje në Veri të Mitrovicës, të një ish-pjesëtari të policisë, i është gjetur një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. Ndërsa i dyshuari pas që ishte intervistuar është liruar në procedurë të rregullt. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish…

Lajme

28/03/2024 10:14

Policia raporton se gjatë një bastisjeje në Veri të Mitrovicës, të një ish-pjesëtari të policisë, i është gjetur një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.

Ndërsa i dyshuari pas që ishte intervistuar është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish pjesëtar i PK-së, është gjetur dhe konfiskuar një arme e gjate AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. I dyshuari  është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  lirohet ne procedure te rregullt.” /Lajmi.net/