Bastisen tri lokacione në dy raste të ndara në Prizren, konfiskohen lloje të ndryshme të narkotikëve dhe arrestohen tre persona

Policia e Kosovës dje ka bastisur tri lokacione në dy raste të ndara në Prizren.  Në rastin e parë, gjatë kontrollit në banesën e një personi të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë në peshë prej 56.44 gram, një grinder dhe një pako me rizlla. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48…

Lajme

20/04/2026 09:21

Policia e Kosovës dje ka bastisur tri lokacione në dy raste të ndara në Prizren. 

Në rastin e parë, gjatë kontrollit në banesën e një personi të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë në peshë prej 56.44 gram, një grinder dhe një pako me rizlla.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 “Rr. Petrit Bytyqi, Prizren / 19.04.2026 – 21:20.  Gjatë kontrollit në  banesën e të dyshuarit  mashkull kosovar si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit  marihuanë në peshë prej 56.44 gram, një grinder  dhe një pako me rizlla. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport 24 orësh. 

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Ymer Çangaj” në Prizren. Gjatë kontrollit në dy shtëpi të dy personave të dyshuar, janë gjetur dhe konifkuar një qese me kokainë në peshë 0,91 gram, fara kanabisi 0,28 gram, disa doza marihuanë në peshë 8,48 gram, një foli alumini dhe një peshore elektronike.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. Ymer  Çengaj, Prizren / 19.04.2026 – 22:55. Gjatë kontrollit në dy lokacione-shtëpi të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë 0.91 gram,  fara kanabisi 0.28 gram,  disa doza marihuanë në peshë 8.48 gram  një foli alumini dhe  një peshore elektronike.  Të dyshuarit janë arrestuar, intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/