Bashkimi zbulon arsyen e ndarjes me Alvisën

Bashkimi dhe Alvisa janë dy ish konkurrentët që dolën çiftë nga ky edicion i "Për'puthen".

ShowBiz

04/04/2022 11:33

Pas daljes nga programi, lidhja e tyre nuk zgjati edhe shumë, shkruan lajmi.net.

E kurreshtja e fansave të dy ish konkurrentëve ishte arsyeja që çoi këtë lidhje drejt ndarjes.

Bashkimi ishte i ftuar së fundmi në “Kosovë Show”, ku edhe ka zbuluar arsyen kështu duke i dhënë fund një herë e mirë kurreshtjes së të gjithë fansave.

Bashkimi ka zbuluar se arsyet e ndarjes ishin disa gjëra të vogla që u bënë të mëdha ndërsa zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Alvisën pas ndarjes.

“Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marr shumë komente. Kam preferuar që më mirë mos të kemi kontakte”, tha ai./Lajmi.net/