Bashkimi thyen dominimin e Prishtinës, shpallet kampion i Kosovës në basketboll
Në palestrën prizrenase tani ka nisur një festë e madhe.
Sport
Bashkimi është kampion i ri i Kosovës në basketboll.
Prizrenasit thyen dominimin e Sigal Prishtinës, duke e mposhtur pikërisht ekipin bardhekaltër në finalen e katërt, përcjellë “Lajmi.net”.
Bashkimi ishte më i mirë sonte në “Sezai Surroi” dhe fitoi në fund me rezultat 77:62.
Kjo ishte fitorja e tretë e Bashkimit në serinë finale të “play-off”-it, karshi një të prishtinasve.
Në palestrën prizrenase tani ka nisur një festë e madhe.
Ky ishte titulli i parë kampion në histori të Bashkimit. /Lajmi.net/