Bashkimi fiton në Ligën Ballkanike
Bashkimi ka shënuar fitoren e radhës në Ligën Ballkanike, duke e mposhtur Ibar Rozajen në udhëtim.
Sport
Skuadra prizrenase ishte më e mirë në pjesën e dytë dhe fitoi 93:78.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll baras, 45:45.
Megjithatë, Bashkimi “ndezi” motorët në dy çerekët e fundit dhe shënoi fitore.
Tani Bashkimi ngritet në vendin e katërt me 13 pikë.
Kësisoj, prizrenasit i kanë rritur gjasat për t’u kualifikuar në “play-off”-in e kësaj gare. /Lajmi.net/