Bashkimi Evropian vlerëson raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë
Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka mirëpritur zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës. Palatova e ka cilësuar këtë proces zgjedhor si një dëshmi të demokracisë në vend dhe ka vlerësuar përmbylljen e suksesshme të ciklit…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka mirëpritur zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës.
Palatova e ka cilësuar këtë proces zgjedhor si një dëshmi të demokracisë në vend dhe ka vlerësuar përmbylljen e suksesshme të ciklit të zgjedhjeve lokale.
Ky raund i zgjedhjeve ishte pjesë e përpjekjeve për të forcuar institucionet demokratike dhe për të garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.
Në këtë rund, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind.
Acting 🇪🇺 #EU Ambassador in Kosovo Eva… – European Union in Kosovo | Facebook