Bashkimi Evropian reagon pas sulmit të Rusisë në Ukrainë
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se sulmet janë një “kujtues i zymtë” se “Rusia ishte dhe mbetet agresore”. Ky ishte një “sulm barbar”, shton ajo, “u bë edhe më i poshtër pasi njerëzit u mblodhën paqësisht për të festuar të Dielën e Palmave”. Kancelari në largim i Gjermanisë, Olaf Scholtz e…

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se sulmet janë një “kujtues i zymtë” se “Rusia ishte dhe mbetet agresore”. Ky ishte një “sulm barbar”, shton ajo, “u bë edhe më i poshtër pasi njerëzit u mblodhën paqësisht për të festuar të Dielën e Palmave”.
Kancelari në largim i Gjermanisë, Olaf Scholtz e quan sulmin “të tmerrshëm”, duke shtuar se ai tregon se “Rusia po vazhdon pamëshirshëm luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës”.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dënon “sulmin e tmerrshëm dhe frikacak rus”.
Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky i përshkruan liderët rusë si “vrasës”, duke e quajtur sulmin “të neveritshëm”.
BBC shkruan se ka pasur reagime gjithashtu nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.