Bashkimi Evropian ndjek shembullin e Mbretërisë së Bashkuar – sanksionon Abramovichin

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, si pjesë e një pakete të re masash që synojnë Rusinë në mes të pushtimit të saj në Ukrainë.

Sport

15/03/2022 19:18

Javën e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sanksionoi Abramovich dhe një numër oligarkësh të tjerë rusë, me njoftimin që e futi në trazira klubin e Premierligës, Chelsea.

BE-ja tani ka ndjekur shembullin dhe thotë se Abramovich ka ‘lidhje të gjata dhe të ngushta’ me presidentin rus Vladimir Putin, i cili i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt.

Sanksionet e reja i japin BE-së fuqinë për të sekuestruar dhe ngrirë asetet.

“Roman Abramovich është një oligark rus që ka lidhje të gjata dhe të ngushta me Vladimir Putinin. Ai ka pasur akses të privilegjuar me presidentin dhe ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me të”.

“Kjo lidhje me liderin rus e ndihmoi të ruante pasurinë e konsiderueshme. Ai është një aksioner kryesor i grupit të çelikut Evraz, i cili është një nga tatimpaguesit më të mëdhenj të Rusisë”.

“Prandaj aka përfituar nga vendimmarrësit rusë përgjegjës për aneksimin e Krimesë ose destabilizimin e Ukrainës”.

“Ai është gjithashtu një nga biznesmenët kryesorë rusë të përfshirë në sektorët ekonomikë duke ofruar një burim të konsiderueshëm të ardhurash për Qeverinë e Federatës Ruse, e cila është përgjegjëse për aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Chelseas është duke iu rrezikuar edhe që të zhvillojnë ndeshjen ndaj Lilles, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/