Bashkëpunim i një maqedoni me një shqiptar, vodhën gjashtëmbëdhjetë armë në Ferizaj
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës është përballur më disa vjedhje.

Lajme
Është njoftuar se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj janë arrestuar dy të dyshuar, një shqiptar dhe një maqedonas, pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në poligonin e shenjtërisë dhe nga aty kanë vjedhur gjashtëmbëdhjetë armë të ndryshme.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë me targa të Shkupit në të cilën gjendeshin armët e vjedhura”, ka njoftuar Polica në raportin ditor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Lajmi.net/