Bashkë me largimin nga shtëpia, Atilla i lë edhe një mesazh Rezit për raportin me Drenushën: Ta kesh parasysh, është nënë e dy fëmijëve
Atilla Kardesh, shumë i përfolur për kaq kohë sa qëndroi brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, pak para largimit të tij nga shtëpia la një mesazh të koduar drejtuar aktorit të njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja. Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë që ngjallën kureshtje përgjatë kohës sa u përshëndet me banorët gjatë largimit…
ShowBiz
Atilla Kardesh, shumë i përfolur për kaq kohë sa qëndroi brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, pak para largimit të tij nga shtëpia la një mesazh të koduar drejtuar aktorit të njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja.
Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë që ngjallën kureshtje përgjatë kohës sa u përshëndet me banorët gjatë largimit nga formati.
Ai iu drejtua aktorit se duhet ta ketë parasysh se Drenusha, ish-partnerja e tij, ka dy fëmijë jashtë.
“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla në adresë të aktorit.
Ai la të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e BBVK.
Kujtojmë po ashtu se këtë kohë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Rezarti dhe Drenusha kishin ndërtuar një raport të ngushtë dhe shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afrimitetit të tyre.
Deklarata e Atillës u interpretua nga shumë shikues si një kujtesë për Rezartin që të mos harrojë se Drenusha është nënë e dy fëmijëve dhe që situatat e krijuara në shtëpi mund të kenë ndikim në jetën e saj jashtë programit./Lajmi.net