Basha vonohet më shumë se gjysmë ore në seancën e parë që do e nis vetë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha është zgjedhur të martën me 73 vota pro, pas një ngërçi të tejzgjatur politik për më shumë se 4 muaj. Ndonëse kryetari dhe katër nënkryetarë u zgjodhën, Kuvendi mbetet i pakonstituuar pasi që të martën nuk u votua nënkryetari serb. Seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha është zgjedhur të martën me 73 vota pro, pas një ngërçi të tejzgjatur politik për më shumë se 4 muaj.
Ndonëse kryetari dhe katër nënkryetarë u zgjodhën, Kuvendi mbetet i pakonstituuar pasi që të martën nuk u votua nënkryetari serb.
Seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës është paralajmëruar të mbahet sot me fillim nga ora 11:00, por edhe 40 minuta pas seanca ende nuk ka filluar.
Ndonëse pothuajse të gjithë deputetët kanë ardhur në sallë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ende nuk shihet të ketë ardhur.
Kjo është seanca e parë e tij që do ta nis dhe udhëheq vet, ndërkaq kjo seancë ende nuk ka filluar. /Lajmi.net/