Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re. Në urimin e tij kryetari Basha ka vlerësuar se të dy kuvendet kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit,…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re.
Në urimin e tij kryetari Basha ka vlerësuar se të dy kuvendet kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
“Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit“, ka thënë në urimin e tij kryetari Dimal Basha.