Basha takohet me McCain: Është mbështetës i kauzës së lirisë

18:28 | 14 Prill 2017

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur gjithashtu senatorit amerikan John McCain, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

“Kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve”, ka komentuar Basha takimin.

Basha ka vlerësuar përpjekjet e zyrtarit të lartë amerikan për kauzat fisnike të shqiptarëve.

“Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike”, ka thënë Basha.