Basha pyet Ramën: Aerodromet e drogës nga frika e policisë i ndërtuan?
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me raportin e Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit.

Lajme
Në një postim të shkurtër në Facebook, Basha ka nënvizuar deklaratat kyçe, të cilat i cilëson mashtrime të radhës.
Postimin e ka shoqëruar dhe me një foto të Ramës.
Thagma nga monologu i perjavshem i #EdMashtruesit:
1.Siperfaqja me droge u rrit 5 here ne krahasim me vjet, por ka me pak droge
2. Trafikantet mbollen faren vietnameze nga frika e policise. Edhe aerodromet e droges nga frika e policise i ndertuan??? #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.