Basha njofton se është mbyllur gropa në Urën e Dollcit, trafiku në aksin Prishtinë-Pejë tani zhvillohet normalisht
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë njoftim në profilin e tij në ‘facebook’ për sanimin e Urës së Dollcit e cila kishte pësuar një dëmtim. Basha ka thënë se ky problem është sanuar në afat të shkurtër, për të garantuar siguri për qarkullimin e automjeteve. “Pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në Urën e…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë njoftim në profilin e tij në ‘facebook’ për sanimin e Urës së Dollcit e cila kishte pësuar një dëmtim.
Basha ka thënë se ky problem është sanuar në afat të shkurtër, për të garantuar siguri për qarkullimin e automjeteve.
“Pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në Urën e Dollcit, në kuadër të zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, kam kërkuar angazhim të menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje të shpejtë në terren.
Në afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme teknike për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar tani siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve.
Punimet kanë përfunduar sot dhe ura tashmë është e gatshme për hapje. Trafiku në aksin Prishtinë–Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht, dhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj qytetarët për mirëkuptimin, si dhe administratën e punëtorët për punën efektive”, ka shkruar Basha.