Basha: Ministria Infrastrukturës mbulon shpenzimet për ndërtimin e urës së re në Shtrubullovë të Drenasit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Drenasit. Ai ka thënë se pas pranimit të kërkesës nga Komuna e Drenasit për ndërtimin e Urës në rrugën “Agron Mehmeti” – Shtrubullovë, si dhe pas shqetësimeve të shumta të banorëve të fshatrave përreth, Ministria e Infrastrukturës…

Lajme

28/05/2026 13:17

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Drenasit.

Ai ka thënë se pas pranimit të kërkesës nga Komuna e Drenasit për ndërtimin e Urës në rrugën “Agron Mehmeti” – Shtrubullovë, si dhe pas shqetësimeve të shumta të banorëve të fshatrave përreth, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka analizuar rastin, ka shqyrtuar kërkesën e Komunës dhe ka marrë përgjegjësinë për mbulimin e shpenzimeve për ndërtimin e urës së re.

“Ministria ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Komunën e Drenasit, e cila ka deklaruar se nuk ka mjete të mjaftueshme për mbulimin e projektit dhe nuk posedon kod të veçantë për sanime emergjente. Prandaj, duke marrë parasysh gjendjen emergjente dhe rëndësinë e këtij projekti për banorët e zonës, Ministria do të procedojë me mbështetjen e Komunës për realizimin e këtij projekti. Detajet teknike do të diskutohen në vijim me Komunën e Drenasit”, ka njoftuar Basha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: