KQZ shpjegon votimin me postë, zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare më së largu deri më 6 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime rreth procesit të votimit përmes postës. Në faqen zyrtare, KQZ ka shpjeguar hap pas hapi procesin: Plotësoni fletëvotimin, vendoseni në zarfin e fshehtësisë; zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes; mbi zarfin kthyes, shënoni adresën e kutisë postare; vendoseni pullën…

Lajme

28/05/2026 12:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime rreth procesit të votimit përmes postës.

Në faqen zyrtare, KQZ ka shpjeguar hap pas hapi procesin: Plotësoni fletëvotimin, vendoseni në zarfin e fshehtësisë; zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes; mbi zarfin kthyes, shënoni adresën e kutisë postare; vendoseni pullën postare (nëse aplikohet në shtetin ku jetoni) dhe dërgojeni zarfin në postë

“Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës me se largu deri më 6 qershor 2026”, theksohet në njoftim.

KQZ ka bashkangjitur edhe broshurën e kandidatëve dhe listën e adresave.