Basha: Gjermanët po i mbyllin dyert Shqipërisë! Ruçi ndërpret seancën
Seanca parlamentare ka nisur ashtu si edhe javët e tjera me një fjalë të liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se Gjermania nuk do t’i hapë negociatat për Shqipërinë.
Lajme
Basha: Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman, kristian demokratët gjermanë, partia jonë simotër dhe social demokratët gjermanë, partia simotër e PS-së, kanë rakorduar qëndrimin e tyre përsa i përket hapjes apo jo të negociatave.
Zonja dhe zotërinj, ashtu si Rama e di fare mirë, lajmi është më i keqi që shqiptarët mnund të prisnin. Është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Krichbaum, por i qeverisë gjermane… se Edi Rama ka gënjyer, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
Shqiptarët, populli më proevropian i meriton hapat në integrim dhe po mbahet peng nga qeveria Rama.
Basha ka vijuar me fjalën e tij por kreu i kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën kryedemokratit pasi i kishte mbaruar koha e fjalës. Basha nuk ka lëvizur nga podiumi, e kësisoj Ruçi është detyruar të ndërpresë punimet e kuvendit.
DEBATI:
Deputetët e PD: Hape mor mikrofonin
Ruci: As hap e as mbyll! Zoti Basha mbaroi koha, ju lutem uluni!
Berisha vjen në sallë dhe i flet Ruçit…
Ruçi: Megjithëse nuk di anglisht i dashur doktor Berisha, përsëri dhe juve nuk e thoni tama në anglisht fjalën.
Deputetët i kërkojnë Ruçit t’i hapë mikrofonin Bashës
Cfarë mikrofoni more, fjalën jua jep rregullorja e kuvendit. Zoti Basha ju lutem uluni.